Foto: Ilustrim

Një i lënduar pas një përleshje fizike në Mitrovicë të Jugut

Një përleshje fizike mes dy personave ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre nga një mjet i mprehtë, në Mitrovicë të Jugut.

Ngjarja ka ndodhur sot, më 01.06.2024 rreth orës 14:30.

“Personi është lënduar në dorë dhe është dërguar për tretman mjekësor  në Spitalin Rajonal në Mitrovicë” – tha Ilmi Prekazi nga zyra për media në Policinë e rajonit të Mitrovicës së Jugut.

Prekazi shtoi se i dyshuari është identifikuar, po nuk është arrestuar ende.