Ilustrim

Një i lënduar dhe tetë raste të plumbave qorr në natën e Vitit të Ri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të paktën një person është lënduar dhe janë raportuar tetë raste të ndryshme të plumbave qorr, që kanë dëmtuar automjete e shtëpi, në natën e Vitit të Ri në Prishtinë.

Sipas Policisë, në pesë rastë është raportuar për dëmtime të makinave nga plumbat qorr, ndërsa në dy raste është raportuar për dëmtime të shtëpive.

Ndërsa në një rast tjetër Policia ka bërë të ditur se pas disa të shtënave me armë zjarri, në vendin e ngjarjes janë gjetur 36 copë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar në procedurë të rregullt.