QKUK Emergjenca

Një grua therr me thikë një grua tjetër në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, mbrëmë rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeve verbale, ishte therur me thikë nga e dyshuara.

Si pasojë e rastit, viktima ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe e njëjta gjendet të arrati.

Rasti po vazhdon të hetohet.