Ilustrim

Një grua në Pejë vdes tri ditë pas operimit, Prokuroria nis hetimet

Një grua në Pejë ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Burri i saj ka raportuar se dje rreth orë 11:15, gruaja e tij ka vdekur tri ditë pasi që i është nënshtruar një operacioni kirurgjik.

Sipas tij, gruas i është përkeqësuar gjendje dhe ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po ashtu po vazhdon të hetohet nga ana e Prokurorisë.