Një grua gjendet e vdekur brenda një veture në Partesh

Një grua është gjetur sot e vdekur në një veturë të ndalur në mes të rrugës në Partesh.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës  17:24  jemi njoftuar nga  qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një person i gjinisë femërore që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shku në atë lokacion, e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë zyrtari policor.

Hashani njoftoi se rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar.