Staf spitalor duke u kujdesur për pacientë të COVID-19 në spitalin e sëmundjeve infektive në Tiranë. Foto: LSA

Një 65-vjeçar vdes nga COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes nga COVID-19.

Rasti i vdekjes është nga Komuna e Prizrenit.

Pacienti ishte 65 vjeç.

Deri më tani numri i rasteve të vdekjeve në Kosovë ka arritur në 2.218.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.100 mostra prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.