Ilustrim

Një 12-vjeçar nga Prizreni mbytet në Ulqin

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën rreth orës 15:00 në plazhin e Velikës në Ulqin, raporton Vijesti.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por nuk ka pasur rezultat.

Rasti është vënë në dijeni të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit.

Autopsia tregoi se është mbytur.

Sipas Vijestit, djali ka ardhur në plazh me vëllain dhe nusen e tij, por asnjë nuk e ka vënë re se ai po mbytej.

Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po notonte mbi ujë.

Është tentuar edhe reanimimi para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses.