Ngjarjet e ditës së martë, 19.06.2018

Punëtorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës mbajnë grevë. (Ora 08:00-09:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës. (Hotel “Amazona”, ora 09:00)

Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel “Sirius”, ora  09:30)

Mbahet Simpoziumi Shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, rr. “Xhelal Hajta – Toni” nr. 486, në Rahovec, ora 10:00)

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 301, ora 11:00)

Me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i saj. (Varrezat e qytetit në Dragodan, ora 11:00)

Fillon zhvarrimi  i  dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit. (Varrezat e fshatit Polac, ora 10:00)

Mbahet mbledhjen e IV-të të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Salla e Kinemasë në ish-ndërtesën e EULEX-it, ora 10:30)

Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mban tryezën lidhur me nxitjen e punës së përbashkët mes gazetarëve të komuniteteve të ndryshme dhe mediave në Kosovë. (“Orion Conference Center”, ora 11:00)

Hapet ekspozita “Shpesa jonë”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Mbahet protestë kundër logos së Federatës së Futbollit të Kosovës. (Para FFK-së, ora 12:00)

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë, ku flitet mbi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë. (OEK, ora 13:00)

Mbahet veprimtaria kulturore me personat që mbajnë emrin me prejardhje nga krahina e Labërisë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)