Ngjarjet e Ditës së Hënë, 16.04.2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Shëndetësisë – Uran Ismaili, drejtori i BB për Kosovë Marco Mantovanelli marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërirë. (Para objektit të Klinikës të Stomatologjisë në QKUK, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10.00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov. (Kabineti i Presidentit, ora 10.00, pamje në fillim të takimit – konferenca për media pas takimit në Hollin e Kuvendit të Kosovës)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë me temën “Koordinimi ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për parandalimin e aktiviteteve te jashtëligjshme minerare”. (Qendra e konferencave në Orion, Prishtinë, ora 10:00 -13:00)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë Komunën e Gjakovës, ku do të takohet me kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e KK të Gjakovës, ora 10.30)

Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencën lidhur me panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”. (Oda Ekonomike e Kosovës, Kati I, ora 11.00)

OVL e UÇK-së në Dukagjin mban homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan (Ora 11.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.20)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, merr pjesë në përurimin e Makerspace-it të ri në gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë. (ora 11.30)

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), në mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, do të organizojë një tryezë diskutimi për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe mediave nga të gjitha komunitetet. (Hotel “Graçanica”, Graçanicë, ora 11:30-13:15)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, viziton pemishtet e vishnjave dhe shikimin e rritjes së mundshme të kultivimit të pemëve në rajonin e Dukagjinit. (Komuna e Junikut, ora 13.00)

OVL e UÇK-së në Dukagjin mban homazhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. (Ora 16.45)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në akademinë përkujtimore, me rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 17.00)