Nga votat e numëruara të mërgatës deri me tash, dy subjekte s'fitojnë asnjë votë

Janë dy subjekte politike që nuk kanë fituar asnjë votë, nga votat e mërgatës të numëruara deri me tash.

Me zero vota figurojnë dy subjekte politike, Gi Za Slobodu, Pravdu i Opstanak dhe Srpski Demokratski Savez.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 16:00 ka numëruar 47 mijë e 336 vota të ardhura me postë.

Sipas këtyre rezultateve, dy subjekte politike figurojnë me zero vota.

Me një votë figuron Partia Egjiptiane Liberale, me dy vota figuron Roamni Inicyativa, tri vota i ka fituar Partia Balliste, gjashtë vota i ka fituar Lisa Serbe, gjashtë vota i ka fituar edhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës dhe me shtatë vota figuron Ujedinjena Zajednica Adriana Hoxhiq.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 36 mijë e 696 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 341 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 743 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 45 vota, Nisma Socialdemokrate 411 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike.

Gjatë ditës së sotme, QNR prite ta përfundoj numërimin e votave nga jashtë. Ndërsa, të enjten me 4 mars, KQZ pritet të dal me rezultatet përfundimtare.