Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga 276 mijë euro të planifikuara nga marketingu, RTK realizoi vetëm 26%

276 mijë euro kishte planifikuar Radiotelevizioni i Kosovës të hyra nga marketingu për tre mujorin e parë të vitit 2022.

Por një planifikim i tillë, nuk u përmbush për këto tre muaj.

Zyrtari Kryesor Financiar i RTK-së, Halil Bajrami tha se kanë realizuar vetëm 26% nga 276 mijë euro.

Visar Korenica, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje e quajti huqje një planifikim të tillë.

Ndërkaq, kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha se janë marrë masa ndaj drejtorit të marketingut nga u.d. i drejtorit të RTK-së.

“Ne e kemi ftuar edhe në njërën nga mbledhjet e bordit dhe drejtori nuk ka pas përgjigje për shumë nga pyetjet tona. Andaj edhe drejtori ka marrë vendim për shkarkimin e tij. Departamenti i RTK-së është në transformim e sipër”, tha ai.

Shkarkohet drejtori i marketingut të RTK-së