Ibrahim Rugova | Foto Facebook

Nesër homazhe dhe akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.

Sipas agjendës së Presidencës, tek varri i ish-presidentit Rugova, homazhe do të bëhen në orën 09:30 në lagjen Velania në kryeqytet.

Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes ish-presidentit Rugova. Kjo ngjarje do të mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut. Rugova ka qenë themeluesi i partisë së parë politike në Kosovë -LDK-së. Ai ka qenë presidenti i parë i Kosovës.

Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 pas një sëmundje të rëndë.