Nesër hapet ekspozita 'Koleksioni i grafikës'

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se nesër, më 22 dhjetor 2020, do të hapet ekspozita,  “Koleksioni i grafikës”

Ekspozita do të hapet në dy lokacione, njëkohësisht, në Galerinë Kombëtare dhe në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

“Ekspozita shpalosë një pjesë të arkivit të Galerisë Kombëtare, i cila është pasuruar ndër vite me vepra nga artistë të rëndësishëm vendorë dhe të huaj”, thuhet në njoftimin e GKK-së.

Kjo ekspozitë hapet edhe me rastin  e 40-të vjteorit të themelimit të GKK-së.

Në këtë ekspozitë, sipas njoftimit të GKK-së, do të shfaqen punimet e 36 autorëve me mbi 100 vepra.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorë gjatë orarit të zakonshëm.

Po sipas, GKK-së, vizitorët e ekspozitës duhet të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19.