Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu

Nënshkruhet traktati për transferimin e të dënuarve danezë për të vuajtur dënimin në Kosovë

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka njoftuar se është nënshkruar traktati për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze

Në njoftim thuhet se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj danez, Nick Haekkerup, nënshkruan traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.

Nënshkrimi i traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë të dy vendeve më21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët.