Ilustrim

Nën kërcënimin e thikës, grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Dje pas mesnatës, është regjistruar një rast i grabitjes së një pompe të derivateve në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se dy punëtorë të pompës së derivateve kanë raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në pikë dhe i kanë kërcënuar me thikë.

Të dyshuarit sipas ankuesve kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare.

Të njëjtit pas kryerjes së grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri më tani policia nuk ka njoftuar nëse kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarit ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar vepra penale e grabitjes.