Në pritje të vaksinimit kundër COVID-19, grumbull i qytetarëve te salla "1 Tetori" (FOTO)

Para derës së sallës “1 Tetori” në Prishtinë, aty ku po bëhet vaksinimi i qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, shihet një grumbull i qytetarëve duke mos e mbajtur distancën.

Në redaksinë e KALLXO.com kanë arritur disa fotografi të njerëzve që janë mbledhur në hyrje të sallës “1 Tetori” duke pritur për vaksinim.

Kontigjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 ka arritur më 28 mars. Një ndër vaksinat e para të 24 mijë dozave që kanë arritur në Kosovës, e ka marrë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ditë më parë KALLXO.com ka raportuar se as në Institutin Kombëtar të Shendetit Publik të Kosovës nuk është respektuar distanca prej 1.5 metrash në vendin ku merren rezultatet dhe në pjesën e tendës ku merren mostrat.