Merdare - Ilustrim

Në muajin prill, Kosova importoi më së shumti nga Serbia

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nxjerrë të dhënat e importit dhe eksportit për muajin prill 2020.

Në gjetjet e ASK-së, del se gjatë prillit, Kosova nga vendet CEFTA-s, që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka importuar më së shumti nga Serbia.

Ndërsa, pas Serbisë, vjen Maqedonia e Veriut epastaj Shqipëria.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2020, arritën në 37.6 milionë Euro, ose 19.4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-21.0%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.8%), Maqedonia e Veriut (5.3%), dhe Shqipëria (3.9%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Në fillim të muajit prill, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë dhe kishte hequr tarifën prej 100% të mallrave serbe që ishte mbajtur për më shumë se 1 vit.

(Dokument) Qeveria heq tarifën 100 për qind, vendos reciprocitetin me Serbinë