Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova gjatë janarit ka importuar më së shumti mallra nga Serbia

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2023.

Sa i përket vendeve të CEFTA-s, ku bëjnë pjesë vendet e Ballkanit Juglindor, Kosova gjatë janarit më së shumti ka importuar nga Serbia ndërsa partner kryesorë për eksport ka qenë Maqedonia e Veriut.

“Importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2023, arritën në 54.4 milionë euro, ose 15.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.1%), Shqipëria (4.6%), dhe Maqedonia e Veriut (4.4%)”- thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa se në muajin janar 2023, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 25.9 milionë euro, ose 41.8%  të eksporteve të përgjithshme.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (19.2%), Shqipëria (10.2%), Mali i Zi (6.1%), dhe Serbia (5.1%)”- thuhet në të dhënat për eksportin”- thuhet në këto të dhëna.

Gjatë janarit, partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11.6%), Italia (4.6%), Holanda (3.7%), etj, ndersa importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.2%), Italia (4.6%), Greqia (4.6%), etj.

Në botë, partnerët më të rëndësishëm të Kosovës për eksport gjatë janarit ishin Zvicra (9.5%), dhe SHBA (8.1%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 149.9 milionë euro, ose 42.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.2%) dhe Kina (10.5%).

Nga cilat vende importoi dhe eksportoi më së shumti Kosova në janar?