Në kohë krize, ministrja Rizvanolli kërkon nga qytetarët t’i izolojnë shtëpitë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që të kursejnë energjinë elektrike gjatë sezonit të dimrit, kur temperaturat fillojnë të bien.

“Çfarë mund të bëjnë secili nga ne, është kursimi brenda mundësive në çdo ditë. Çfarë mund të bëjnë familjet është të marrin masa për izolimin e shtëpive para se të fillojnë temperaturat e ulëta, të përpiqen të ndërrojnë mënyrën e ngrohjes, pra jo me energji elektrike, ose së paku jo me pajisje jo-efiqiente të energjisë elektrike” – tha Rizvanolli.

Këto deklarata Rizvanolli i bëri në seancën e Kuvendit kur edhe po diskutohej për vendimin e Qeverisë për vazhdim të masave emergjente për furnizim me energjinë.

Ajo tregoi se si qeveri kanë marr masa dhe po vazhdojnë të marrin masa në shumë drejtime prej kursimit deri te mbështetja për ata që nuk i kanë mundësitë.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar vendimin e Qeverisë për vazhdim të masave emergjente për furnizim me energjinë.

Vetëm 58 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në votimin e këtij vendimi.

Kjo pikë gjatë ditës së sotme ka kaluar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe tregti.

Shfuqizohet vendimi i vitit 2018, punëtorët e KEK-ut do të marrin thëngjill në formë dhurate