Në Gjermani e Belgjikë kapen 23 tonë kokainë

Autoritetet gjermane dhe belge kanë kapur 23 tonë kokainë. Kjo është sasia rekord e drogës e kapur në Evropë, njoftoi të mërkurën Dogana gjermane, raporton The Guardian.

“Një sasi e madhe e kokainës do të sillte disa miliardë euro nga shitja”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Oficerët gjermanë zbuluan 16 tonë kokainë të fshehur në kontejnerë nga Paraguai në portin e Hamburgut më 12 shkurt.

Hetimet e përbashkëta me oficerët holandezë bënë që autoritetet të kapnin 7.2 tonë të tjerë kokainë në portin e Antwerpen në Belgjikë.

Policia holandeze tha se arrestoi një 28-vjeçar herët të mërkurën në Holandë në lidhje me të dy transportimet. Hetuesit gjithashtu kontrolluan dy lokale – një në Roterdam dhe një tjetër në një fshat afër.

Policia holandeze tha se ngarkesa e drogës kishte të njëjtin destinacion në Holandë.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj