Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Në gjendje të dehur ofendon dhe pengon zyrtarët policor

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili në gjendje të dehur ka shkaktuar vet aksident trafiku duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike.

Sipas policisë, i dyshuari po ashtu në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.