Në fazën e ardhshme të testimit të vaksinës për COVID-19 do marrin pjesë 42 mijë njerëz

Faza e tretë e testimit të vaksinës për Covid-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit është rrugës, dhe pritet të përfshijë 42 mijë njerëz kur testimi i Oksfordit do kombinohet me një fazë të tretë e udhëhequr nga partneri i saj, AstraZeneca.

Në fazën e tretë, Oksfordi është duke regjistruar 10 mijë njerëz në Britani kurse AstraZeneca po regjistron 30 mijë në SHBA.

Më 2 qershor qeveria e Brazilit pranoi përfshirjen e vullnetarëve në vendin e vet, me 2 mijë vullnetarë që do testohen atje.

Faza e tretë e testimit do fillojë në gusht, sipas Institutit kombëtar të shëndetësisë, i cili do financojë dhe mundësojë testimin.

Pjesëmarrësit në fazën e tretë do “marrin një ose dy doza” të vaksinës kandidate për Covid-19, ose ndojnë tjetër vaksinë të licencuar që do jetë grupi i kontrollit./CNN

 

 

Vaksina – Foto: Rtv21