Bregdeti shqiptar - 2020

Ndikimi i izolimit 7 ditor tek kompanitë turistike

Vetëm si vendim i mundëshëm izolimi për shtatë ditë nëse kthehesh nga Shqipëria ka bërë  që shumë udhëtarë të anulojn udhëtimet e tyre për në vendin bregdetarë.

Egzon Sejdiu, menaxher në kompaninë turistike ‘Endriti’ dhe Ekrem Veseli, pronar i kompanisë turistike ‘Shpejtimi Tours’ tregojnë se nga sot në mëngjes klientët e tyre kanë anuluar biletat e autobusit.

“Vetëm si informacion që ka dal në portale, që është si propozim, e që vendim nuk është, në komnapin tonë për sot që ka pas udhëtime i kanë anulu minimum 10 persona që kanë pas me udhëtu në bregdetin Shqipëtar”, ka thënë Sejdiu.

“Neve si agjension na dëmton tej mase, vetëm sot kanë fillu të anulohen rezervimet për pushimet, kjo është më shumë se katastrofë për bizneset e transportit dhe të turizmit.”, ka thënë Veseli.

Nëse një vendim i till merret, përvec kompanive turistike do të dëmtohen edhe personat të cilët kanë bërë rezervime për pushimet e tyre.

“Në ditët në vijim kemi të planifikuar kthimet nga Velipoja, Shengjini, Jala,Dhermiu, Saranda e Ksamili që i bie kryesisht  pas datës 01/08/2020 ,që janë për momentin në Shqipëri diku rreth 400 pasagjer,ku 90% prej tyre kanë dhe hotele të rezervuara,dhe nëse ky vendim mirret ateher klientat detyrohen që pushimet e tyre ti ndërprejnë, dhe të gjitha pagesat e bëra në hotele do të mbeten të pa rimbursuara.”, ka thënë Driton Bytyqi, pronar i Saba Tours.

Ndërsa sa i përket numrit të puntorëve, kompanitë turistike kanë treguar se nëse vendimi për izolim shtatë ditor do të merret nga Qeveria, ata do të detyrohen të mbyllin zyret e tyre dhe të largojn nga puna puntorët.

“Nëse ky vendim mirret, atëher patjetër që do të ketë reduktim të puntorëve apo largimi total i të gjithë puntorëve nga puna, pasi që ne si agjension nuk do të kemi se me cka të mirremi, pasi që dhe biletat e avioneve kanë po të njejtat kushte në shumicën e vendeve Europiane, pra karantinimin e pasagjereve që udhetojnë në Kosovë, kjo do të thotë që ne si agjension do të detyrohemi që zyret tona të i mbyllim dhe të gjithë puntorët të mbesin pa punë.”, ka shtuar Bytyqi.

“Unë jam tu e prit vetëm datën 30-të cka po merret vendim dhe për 30 puntorë, do t’i qojm në pushim.”, ka treguar Veseli.

Dje në media është raportuar se Qeveria e Kosovës do të marr vendim për izolim shtatë ditor të qytetarëve të Kosovës të cilët kthehen nga vendet si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.