Ndeshjet e radhës për ekipin shqiptar Bad News Eagles

Bad News Eagles janë duke vazhduar pjesëmarrjet në ngjarjet ndërkombëtare, ku së fundmi kanë zënë vendin e dytë në turneun e CS:GO në Malta.

Ekipi shqiptar për momentin renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore, dhe po vazhdojnë të jenë pjesë e turneve të ndryshëm.

Turneu më i rëndësishëm për ta këtë vit do të jetë BLAST Paris Major, ku janë pjesë e turneut kualifikues të quajtur RMR.

Përveç këtij turneu ekipi shqiptar është duke garuar edhe në ngjarje tjera të CS:GO, së shpejti ata do të përballen me ekipin Movistar Riders në turneun ESL Challenger League.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me datën 28 shkurt nga ora 19:00, në formatin ‘Bo3’.

Gjithashtu bNe do të garojnë në turneun BetBoom i cili shpërndan çmime në vlerë 300.000 dollarë.

Ndeshjen e parë në këtë turne do ta zhvillojnë me datën 3 mars, kundër ekipit ATK.

Të gjitha ndeshjet e ekipit shqiptar transmetohen në platformën Twitch./Telegrafi