Foto: KALLXO.com

Ndalohet i dyshuari me kamion, po transportonte ilegalisht dema dhe lopë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Gjilan-Bujanovc është ndaluar kamioni me tabela vendore, i cili transportonte dy dema dhe dy gjedhe.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 7:30.

Lidhur me rastin janë informuar inspektorët e AVUK dhe pas verifikimit është liruar kamioni me kafshët.

Ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si – transport ilegal i kafshëve.