Napoli zyrtarizon blerjen e kosovarit Amir Rrahmani

Klubi i madh italian, Napoli, ka zyrtarizuar blerën e lojtarit kosovar, Amir Rrahmani.

Njoftimin për zyrtarizim e ka bërë vetë skuadra e Napolit në rrjetin social Twitter.

“Napoli zyrtarizon blerjen e Amir #Rrahmani. #ForzaNapoliSempre”, thuhet në njoftim.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të përfitoj pagë vjetore prej 1 milion e 800 mijë euro.

Rrahmani do të prezantohet te Napoli, të hënën me 20 janar. Por Kapiteni i Kosovës, do të qëndrojë deri në përfundimin e këtij sezoni në klubin aktual Hellas Verona.

Paga e Amir Rrahmanit te Napoli