Paga e Amir Rrahmanit te Napoli

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani sot i ka kryer testet mjekësore në klinikën Villa Stuart në Romë për t’u transferuar te gjiganti italian i futbollit, Napoli.

Rrahmani do të prezantohet te Napoli, të hënën me 20 janar.

Por Kapiteni i Kosovës, do të qëndrojë deri në përfundimin e këtij sezoni në klubin aktual Hellas Verona.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, do të paguhet 1.8 milionë euro në vit te Napoli, e që i bie të ketë pagë javore prej 37 mijë euro.