MTI: Gjatë tetë muajve janë regjistruar 6,039 biznese në Kosovë

Nga 1 janari dhe me 31 gusht janë regjistruar 6,039 biznese të reja dhe 800 të tjera janë shuar në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një postimi në “Facebook”.

“Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë  periudhës 1 janar-31 gusht 2020, janë regjistruar 6,039 biznese të reja, ndërsa 7,472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse janë shuar 800 biznese me kërkesë të tyre. Të gjitha procedurat për regjistrimin e një biznesi, kryhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare”, thuhet në komunikatë të MTI-së.

Sipas tyre, numri total i lëndëve të procesuara gjatë kësaj periudhe është 14,311 lëndë, ku prej tyre kanë qenë:

– Në kategorinë Biznes individual janë regjistruar 2,481 biznese;

– Në kategorinë Ndryshim në biznes janë bërë ndryshime në 3,379 biznese;

– Në kategorinë Shuarje e biznesit, me kërkesë të bizneseve, janë shuar 722 biznese individuale;

– Në kategorinë Ortakëri e Përgjithshme janë regjistruar 3 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 57 biznese, kurse shuarje kanë qenë 6;

– Në kategorinë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 3,517 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 3,883 biznese dhe 67 shuarje;

– Në kategorinë Shoqëri Aksionare janë regjistruara 4 biznese, ndryshime janë bërë në 97 biznese, ndërsa shuarje nuk ka pasur;

– Në kategorinë Kompani të Huaja-dega në Kosovë janë regjistruar 30 biznese dhe ndryshime janë bërë në 56 biznese, kurse janë shuar 5 biznese;

– Në kategorinë Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 3 biznese;

– Në kategorinë Zyre Përfaqësuese në Kosovë është regjistruar 1 biznes.

Kujtojmë faktin qytetarët gjatë muajve të fundit janë ankuar se për shkak të situatës pandemike janë detyruar të mbyllin biznesit.