Moti, foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me rënie të temperaturave maksimale.

“Fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 14.06.2024.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s” – përfundon njoftimi i IHMK-së.