Moti, foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell ndërsa vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për 28.05.2024.