Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell gjatë kësaj jave në Kosovë.

Sipas IHMK-së, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin më 13.05.2024.