Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale e diell.

IHMK ka thënë se vranësirat në disa vende parashihet që të sjellin edhe riga të shiut.

Në njoftim është thënë se temperaturat minimale do të lëvizin deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 12-14 gradë Celsius.

IHMK ka njoftuar se më 16 dhe 17 mars 2022 do të fryjë edhe erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.