Moti për dy ditët e ardhshme

Mot me diell dhe vranësira do të ketë në Kosovë ditën e premte dhe të shtunën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Ndërsa era kryesisht do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare.