Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com
Moti për dy ditët e ardhshme
03.6.2021 - 16:07
Nesër dhe pasnesër do të mbajë mot kryesisht me diell në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
Kurse, sipas tyre, java e ardhshme parashihet me reshje.