Moti për ditën e sotme
27.11.2020 - 07:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.