FOTO - NAIM KRASNIQI - KALLXO.com

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe pak vranësira të cilat do të jenë të fokusuara rreth maleve.

Temperaturat gjatë ditës së premte do të shënojnë rritje të lehta, sidomos maksimalet e ditës.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.