Moti nesër në Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell pritet të mbajë nesër në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa vende do të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 dhe 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.