Moti nesër e pasnesër, ulen temperaturat minimale dhe maksimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale dhe ato maksimale do të shënojnë ulje.

Moti kryesisht do të jetë i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

Nuk parashihen reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.