Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti në javën e parë të pranverës

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve.
Por nga dita e enjte do të ketë rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen komfor stinës së pranverës.
“Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në fundjavë, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.