Moti i vranët me reshje të shiut

Moti sot do jetë kryesisht i vranët, paradite me riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

Ndërsa, nesër dhe pasnesër pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

Të enjten pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.