Foto: MKRS/Twitter

MKRS: 1247 artefakte nga Kosova po mbahen ilegalisht në Serbi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se 1247 artefakte nga Kosova po mbahen ilegalisht në Serbi.

Ministria ia ka bashkëngjitur njoftimit edhe një fotografi të figurinës që i përket periudhës së neolitit të vonë.

Foto: MKRS/Twitter

“Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo figurinë është gjetur në Fatos të Mitrovicës.

Ministria e Kulturës ka kërkuar ndihmë për kthimin e artefakteve.