Mjet i dyshimtë shpërthyes në zonën industriale Prishtinë - Fushë-Kosovë

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është raportuar në Policinë e Kosovës pak momente më parë.

Siç kanë konfirmuar forcat e rendit, dyshohet se në një objekt në rrugën industriale, Prishtinë – Fushë-Kosovë ndodhet një mjet i dyshimtë shpërthyes.

Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes edhe në këto momente.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industruale në Prishtinë. Menjëherë̈ në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia.