Ilustrim Ndërtimtari - Foto: Rtv21

Mitrovicë, punëtori vdes pas lëndimeve të rënda të pësuara në vendin e punës

Një rast tragjik ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Një person teksa ishte duke punuar në vendin e punës është lënduar rëndë.

Viktima është dërguar në QKUK, prej nga Policia është njoftuar se personi ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se rasti është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 16:00.

“Ngjarje është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:00,  në Mitrovicë,  ku në vendin e punës  aksidentalisht viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë disa orë më pas nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur”, ka thënë Zahiti.

Rasti është inicuar si shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm.