Mitrovicë, konfiskohen rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.

Për rastin është njoftuar edhe Dogana e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.

KALLXO.com mëson se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.

Ditë më parë në emisionin “Kallxo Përnime” u transmetua hulumtimi për biznesin me kriptovaluta në veri të Kosovës.

www.kallxo.com