Ilustrim

Mitrovicë, i grabiten paratë dhe telefoni dërguesit të picave

Një rast i grabitjes ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas Policisë, tre persona të panjohur i kanë bllokuar rrugën një shpërndarësi të picave dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash, një telefonin Iphone 5 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti, i cili ka ndodhur dje rreth orës 1:30, në rrugën “Sadullah Avni Dibrani” është duke u hetuar.