Mitrovicë: Gjendet i vdekur një burrë në vendin e tij të punës

Një burrë është gjetur pa shenja jete, në mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Shupkovc të Mitrovicës në vendin e tij të punës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës”, tha ai.

Zahiti njoftoi se Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë ai.