Ilustim

Mitrovicë, gjejnë mjet shpërthyes teksa po ndërtonin një xhami

Disa punëtorë kanë gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes në vend-punishten ku po ndërtohet një xhami.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Shupkovc të Mitrovicës rreth orës 13:00.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin shpërthyes pa ndonjë incident.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.