Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, aksident mes 3 veturash, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.

Policia e Rajonit të Mitrovicës  e ka konfirmuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se janë informuar për një aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00, në segmentin rrugor të fshatit Koshtovë.

Në aksident janë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e aksidentit mes tri automjeteve, pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com.