Miratohet marrëveshja ndërkombëtare me OPEC-un

Kuvendi i Kosovës ka arritur të miratojë marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut, në seancën e mbajtur më 23.05.2024.

Pro kësaj marrëveshje kanë votuar 80 deputetë, 7 vota kundër, 1 deputet nuk ka votuar.

Nga opozita PDK dhe AAK kanë votuar pro, ndërsa LDK kundër.

Para deputetëve prezantimin e marrëveshjes e bëri ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se mund të këtë pasë keqkuptime nga partitë opozitare lidhur me këtë marrëveshje.

“Po e sjellin edhe një herë marrëveshjen me OPEC-un sepse si qeveri mendojmë që kjo marrëveshje të kalojë. Ka qenë shtim i financimit pa kushte shtesë. Është kredi e butë. Përveç përfitimit financiar konsiderojmë që marrëveshje të tilla shërbejnë edhe në forcimin e subjektivitetit me arenën ndërkombëtare”- tha ai.

Javën e kaluar më 16.05.2024 kjo marrëveshje nuk mori votat e mjaftueshme për t`u ratifikuar. Edhe në atë seancë LDK ka votuar kundër.

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka vendosur ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës marrëveshjes ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut. Kjo marrëveshje nuk ka kaluar në seancën e mbajtur më 16.05.2024, pasi deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar kundër saj.

LDK-ja pati thënë se do i mbështesë marrëveshjet, përveç marrëveshjes financiare me Fondin Zhvillimor të OPEC-ut.

Qeveria ridërgon në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare me OPEC-un