Propozimi për pronën e ‘Sunny Hill Festival'

Miratohet dhënia e pronës për ‘Sunny Hill’, kërkohet që aty të ketë qasje edhe komuna me ndonjë aktivitet

Me 32 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi i komunës së Prishtinës ka miratuar dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Festivalin Sunny Hill.

Prona që do jepet ndodhet afër zonës së panaireve në Shkabaj, kurse asamblistët kërkuan që në kontratën që pritet të bëhet t`i lejohet edhe komunës të organizojë aty ndonjë event gjatë vitit.

Agim Gashi nga LDK tha se komuna duhet te specifikojë në kontratë që të kenë qasje për ndonjë aktivitet në atë pronë.

Drilon Pireva nga PSD kërkoi nga drejtoria e pronës që të jepen detaje për parcelën dhe për mënyrën si do shfrytëzohet gjatë vitit.

“Do ishte mirë drejtoria e pronës të ndante detaje për parcelën që do jepet, gjithashtu festivali do jetë për disa ditë, çfarë do bëhet në atë pronë gjatë tërë vitit”, ka thënë Pireva nga PSD

Adrian Berisha, drejtor i Kulturës në Prishtinë tha se do krijohet një grup punues për marrëveshjen me Sunny Hill Foundation ku do sqarohen këto specifika.

“Komuna nuk ka prona për aktivitete kulturore dhe do ishte mirë që ta shfrytëzonim edhe ne si komunë.

Këtë po e them pasi kemi ndarë shumë prona të tilla si ajo për AUK dhe nuk janë dhënë fare bursa për studentë të Prishtinës”, tha Berisha.

Dukagjin Lipa shpalos propozimin për pronën e ‘Sunny Hill Festival’ – FOTO